Ndërlidhjet

Bosnje: Arrestohen 12 luftëtarë të dyshuar të IS-it


Ilustrim
Ilustrim

Autoritetet në Bosnje kanë arrestuar 12 persona të dyshuar si luftëtarë të grupit militant Shteti Islamik (IS).

Përmes një deklarate, prokurorët kanë bërë të ditur se ndaj personave të ndaluar janë ngritur akuza për pjesëmarrje të paligjshme në luftrat në Siri dhe në Irak.

Agjencia e lajmeve Reuters njofton se arrestimet janë bërë pas operacioneve të zhvilluara në mbarë vendin gjatë tetë muajve të fundit, gjatë të cilave janë kapur bomba, armatime, municione dhe pajisje ushtarake.

Autoritetet në Bosnje thonë se së paku 150 boshnjakë janë larguar nga vendi për të luftuar për Shtetin Islamik në Lindjen e Mesme.

XS
SM
MD
LG