Ndërlidhjet

logo-print

Presidenti i Burundit kthehet në Bujumbura


Presidenti i Burundit, Pierre Nkurunziza.

Presidenti i Burundit, Pierre Nkurunziza.

Presidenti i Burundit, Pierre Nkurunziza, është rikthyer në kryeqytetin Bujumbura pas përpjekjes së dështuar për grushtet.

Nkurunziza ka qenë në Tanzani kur liderët ushtarakë kanë shpallur grushtshtetin, për shkak të planeve të presidentit për të garuar për mandatin e tretë.

Tre liderë të grushtshtetit janë arrestuar, edhe pse udhëheqësi kryesor është ende në arrati, ka thënë një zëdhënës i Presidencës.

Mbi 105,000 njerëz janë larguar nga Burundi prejse kanë nisur trazirat muajin e kaluar, kanë bërë të ditur Kombet e Bashkuara.

XS
SM
MD
LG