Ndërlidhjet

logo-print

Rusia kërkon mbështetje për Rrjedhën Turke


Lavrov në Beograd, gjatë takimit me kryeministrin e Serbis, Vuçiq.

Lavrov në Beograd, gjatë takimit me kryeministrin e Serbis, Vuçiq.

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që të mbështesë idenë ruse për një tubacion të gazit, i cili do të sillte gazin natyror nëpër Detin e Zi në Turqi dhe pjesën tjetër të Evropës.

Duke folur në Beograd, Lavrov ka thënë se projekti që mund të përfshijë Greqinë, Maqedoninë, Serbinë dhe Hungarinë, do të sillte “stabilitet energjetik” në Evropë.

Qeveria majtiste e Greqisë ka shprehur interesim për projektin e titulluar Rrjedha Turke.

Shtetet e Bashkuara, megjithatë, kanë inkurajuar tubacionin Trans-Adriatik, i cili do të merrte gazin e Azerbajxhanit nga Deti Kaspik në Itali.

Rusia, vitin e kaluar, ka braktisur planet për projektin e gazit Rrjedha e Jugut, pas tendosjes së marrëdhënieve me Perëndimin për shkak të krizës në Ukrainë.

Lavrov ka thënë se nëse BE-ja do siguri të energjisë, atëherë “Brukseli duhet të kontribuojë në bërjen realitet të kësaj ideje”.

XS
SM
MD
LG