Ndërlidhjet

IS-i avancon ndjeshëm në qytetin Ramadi


Ramadi, Anbar
Ramadi, Anbar

Zyrtarët irakianë kanë bërë të ditur se militantët e Shtetit Islamik (IS) kanë ngritur flamurin e tyre të zi në ndërtesën kryesore qeveritare në Ramadi, kryeqytetin e provincës Anbar.

Në këtë kompleks ndodhen selia e policisë dhe zyra e guvernatorit.

Kryengritësit kanë sulmuar Ramadin natën e kaluar, duke përdorur makina bomba, për të arritur qendrën e qytetit.

Policia irakiane ka thënë më herët se dhjetë policë janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur në sulme.

Kryetari i Ramadit, Dalaf al-Kubaisi, ka thënë se militantët kanë marrë edhe pjesë të tjera të qytetit.

Ramadi ndodhet rreth 110 kilometra larg Bagdadit dhe ka qenë kryesisht nën kontrollin e qeverisë.

XS
SM
MD
LG