Ndërlidhjet

Tsarnaev dënohet me vdekje


Fotografi arkivi e Dzhokhar Tsarnaev
Fotografi arkivi e Dzhokhar Tsarnaev

Një juri në Shtetet e Bashkuara, e cila shqyrton dëshmitë kundër një personi, ka dënuar me vdekje autorin e sulmeve në Maratonën e Bostonit, Dzhokhar Tsarnaev.

Tre njerëz janë vrarë dhe 260 te tjerë janë plagosur kur Tsarnaev dhe vëllaii tij kanë vendosur bomba në vijën e finishit të maratonës, në vitin 2013.

Tsarnaev, 21 vjec, është shpallur fajtor muajin e kaluar në 30 akuza kundër tij.

Shtatëmbëdhjetë prej tyre kanë bartur dënimin me vdekje.

Vëllai i Tsarnaevit, Tamerlan, është vrarë në të shtënat me policinë.

XS
SM
MD
LG