Ndërlidhjet

Letoni: Notë proteste kundër “statujes së Putinit”


Presidenti rus, Vladimir Putin - Arkiv

Presidenti rus, Vladimir Putin - Arkiv

Rusia ka protestuar kundër një punimi arti në Letoni që thuhet se e paraqet presidentin rus, Vladimir Putin mbi një kryq, derisa kalimtarët inkurajohen që të vendosin gozhda në të.

Ambasada ruse në Letoni, ia ka dërguar një notë proteste Ministrisë së Jashtme të këtij vendi duke shprehur “indinjatë dhe neveri ekstreme” rreth statujës, që është vendosur në një zonë të hapur të një ish ndërtese sovjetike të KGB-së në Riga, njofton ambasada në faqen e saj në Facebook.

"Ne e konsiderojmë të papranueshëm paraqitjen e këtij lloji të artit provokues në kryeqytetin e vendit që momentalisht është duke e marrë presidencën e radhës së Këshillit të BE-së”, thuhet në njoftim.

Një zyrtar i MPJ-së së Letonisë i ka thënë Radio Baltkomit se punimi i artit në fakt nuk e paraqet Putinin apo ndonjë person tjetër real, dhe se ai duhet të vlerësohet vetëm nga kritikët e artit dhe profesionistët.

Letonia, një nga ish republikat sovjetike, 26 % të popullatës i përbëhet nga rusët etnik.

Rusia pretendon se autoritetet letoneze e diskriminojnë komunitetin rusisht folës.

XS
SM
MD
LG