Ndërlidhjet

Kerry i shqetësuar për pretendimet ujore kineze


Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry - Arkiv

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry - Arkiv

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry i ka kërkuar Kinës që të reduktojë tensionet në Detin jugor kinez.

Ai gjithashtu ka shprehur shqetësimin rreth paqes dhe përmasave të pretendimeve kineze në zonat e diskutuara.

Ai i ka bërë këto komente gjatë një fjalimi në Peking më 16 maj, në fillim të një takimi dy ditor në kohën kur janë rritur shqetësimet rreth veprimeve kineze në Detin e Kinës Jugore.

Përpjekjet e pretendimeve të menjëhershme kineze rreth shtatë shkëmbinjëve nënujor në arkipelagun e Detit të Kinës Jugore ka alarmuar vendet fqinje si Filipinet dhe Vietnamin.

Kerry, duke folur gjatë konferencës së përbashkët me ministrin e jashtëm kinez, Wang Yi, ka thënë se Kina dhe SHBA-të mbesin të përkushtuara për të finalizuar marrëveshjen me Iranin rreth programit bërthamor të republikës islamike.

XS
SM
MD
LG