Ndërlidhjet

Egjipt: Ish presidenti, Morsi dënohet me vdekje


Ish presidenti egjiptian. Mohammed Morsi - Arkiv

Ish presidenti egjiptian. Mohammed Morsi - Arkiv

Një gjykatë në Egjipt sot e ka dënuar me vdekje ish presidentin, Mohamed Morsi dhe 105 pjesëtarë të tjerë të Vëllazërisë Myslimane në lidhje me disa trazira të mëdha në një burg në vitin 2011.

Rastet si në të gjitha dënimet kapitale në Egjipt, i dërgohen autoritetit kryesor fetar, Myftiut të vendit për qëndrim para se të ndodhë çfarëdo ekzekutimi.

Morsi ka qenë presidenti i parë i zgjedhur në votime të lira në Egjipt. Ai ishte larguar nga pushteti prej ushtrisë në korrik të vitit 2013, disa ditë pas protestave të mëdha që u shkaktuan nga politikat e tij ndarëse.

Morsi, më parë është dënuar me 20 vjet burg me akuza që kanë të bëjnë me vrasjen e protestuesve para pallatit presidencial në dhjetor të vitit 2012.

XS
SM
MD
LG