Ndërlidhjet

logo-print

Bagdadi dërgon ushtarë shtesë në Ramadi


Ilustrim

Ilustrim

Ushtria irakiane ka thënë se trupa shtesë janë duke u dërguar në Ramadi, një qytet ky, pjesa më e madhe e të cilit tani kontrollohet nga grupi ekstremist, Shteti Islamik.

Zëdhënësi i ushtrisë irakiane, i ka thënë televizionit shtetëror sot se koalicioni i udhëhequr nga SHBA-të, është duke i përkrahur trupat irakiane me sulme ajrore prej mbrëmjes së 15 majit.

Zëdhënësi, Gjeneral Brigade, Saad Maan Ibrahim nuk ka dhënë detaje të luftimeve që po zhvillohen në këtë moment në Ramadi, por është zotuar se militantët e Shtetit Islamik do të detyrohen të largohen nga qyteti brenda orësh.

Më 16 maj, militantët e kanë okupuar shumicën e Ramadit, kryeqytetin e krahinës Anbar.

XS
SM
MD
LG