Ndërlidhjet

Rrëzohet raketa ruse që bartte satelitin meksikan


Ilustrim
Ilustrim

Një raketë ruse që e bartte një satelit meksikan në orbitë, është rrëzuar vetëm pak minuta pas nisjes.

Zyrtarë rusë të agjencisë së hapësirës janë cituar duke thënë se bartësi i raketës ‘Proton-M’ ka pasur defekt gjashtë minuta pas nisjes së sotme nga Kazakistani.

Agjencia e lajmeve, Interfax ka thënë se raketa është rrëzuar në rajonin Chita të Siberisë.

Një raport i publikuar më vonë thotë se raketa është djegur sapo është rikthyer në atmosferën e tokës.

‘Proton-M’ e ka një histori të gjatë të defekteve, duke shkaktuar kështu humbjen e tre satelitëve navigues gjatë vitit të kaluar.

XS
SM
MD
LG