Ndërlidhjet

Afkham: Irani nuk po e destabilizon rajonin


Zëdhënësja e MPJ-së së Iranit, Marziye Afkham - Arkiv
Zëdhënësja e MPJ-së së Iranit, Marziye Afkham - Arkiv

Irani ka thënë se nuk paraqet rrezik për shtetet e Gjirit Arabik dhe se është i gatshëm për dialog me këto shtete.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Iranit, Marizeh Afkham, ka bërë këto komente sot në Teheran.

Ajo ka mbajtur këtë qëndrim pasi presidenti Barack Obama i ka siguruar liderët e Gjirit Arabik se SHBA-të do i mbrojnë ato nga kërcënimet e jashtme, përfshirë edhe “aktivitetet destabilizuese” të Iranit.

Obama gjithashtu ka siguruar liderët e Gjirit gjatë një samiti të 14 majit se çfarëdo marrëveshje e fuqive botërore e arritur me Iranin rreth ambicjeve bërthamore të Teheranit do jenë me përfitim për tërë rajonin.

Afkham kaa thënë se të karakterizosh Iranin si faktor destabilizues nuk është “vetëm një akuzë qesharake, por gjithashtu kundërshtim i fakteve”.

Ajo ka thënë se destabilizues i rajonit tash është fushata ajrore e udhëhequr nga sauditët në Jemen.

XS
SM
MD
LG