Ndërlidhjet

Nigeri: Së paku 7 të vrarë në sulmin me bombë


Ilustrim
Ilustrim

Së paku shtatë persona raportohen të jenë vrarë nga një sulm me bombë në Damaturu, kryeqytetin e shtetit verior federal të Nigerisë, Yobe.

Reuters e ka raportuar lajmin duke u mbështetur në të dhënat e dëshmitarëve nga një spital i afërt me vendin ku është shpërthyer bomba.

Bomba ka shpërthyer në një treg me shumë njerëz, afër stacionit të autobusëve.

Së paku 27 persona janë lënduar, shumë prej të cilëve janë në gjendje kritike, ndërsa veturat e ndihmës së shpejtë kanë vazhduar të dërgojnë në spital të lënduarë të tjerë.

XS
SM
MD
LG