Ndërlidhjet

Atletët duan që KON-i t’ia tërheq vërejtjen Kazakistanit


Presidenti i KON-it, Thomas Bach në Almati - Arkiv
Presidenti i KON-it, Thomas Bach në Almati - Arkiv

Një grup i atletëve i ka kërkuar Komitetit Ndërkombëtar Olimpik, që t’i bëj presion Kazakistanit të heq dorë nga legjislacioni kundër grupit, LGBT.

Kazakistani është duke garuar që të organizojë Lojërat Olimpike Dimërore për vitin 2022, krahas Kinës.

Në muajin shkurt, Senati i këtij shteti e ka kaluar draftin e parë të një ligji që ndalon “propagandimin e lidhjeve jo tradicionale seksuale”.

Analistët thonë se legjislacioni është i ngjajshëm me atë të aprovuar në Rusi në vitin 2013, që u dënua ndërkombëtarisht.

27 atletë aktual apo të mëparshëm të Olimpiadës apo lojërave para-olimpike kanë kërkuar nga presidenti i KON-it, Thomas Bach, që të sigurohet që do të ruhen parimet e jo diskriminimit të Lojërave Olimpike.

Apeli i tyre është bërë përmes një letre të organizuar nga ‘Aleatët e Atletit’, një grup ky që lufton për barazi sportive për pjesëtarët e komunitetit, LGBT.

XS
SM
MD
LG