Ndërlidhjet

logo-print

Tsarnaev mund të kaloi dekada në burg duke pritur apelin


Dzhokhar Tsarnaev - Arkiv

Dzhokhar Tsarnaev - Arkiv

I dënuari me vdekje për sulmin me bomba në maratonën e Bostonit në vitin 2013, Dzhokhar Tsarnaev, ka mundësi të pres me vite, nëse jo me dekada, i mbyllur në burg nën kushte ekstreme derisa avokatët e tij e dërgojnë vendimin kundër tij në apel.

Ndërkohë, Byroja amerikane e Burgjeve ende nuk ka vendosur ku do të dërgohet i dënuari, por ai ka mundësi që të përfundoi në dy objekte të sigurisë së lartë, ADX të Kolorados apo ‘Terre Haute’ të Indianës.

Lajmi i publikuar nga Reuters mbështetët në deklaratën e Prokurores së Përgjithshme për Massachusetts, Carmen Ortiz.

Mirëpo, ekzekutimi i Tsarnaevit nuk është i pandryshueshëm e as i garantuar.

Ndoshta do të kaloi së paku një dekadë që avokatët e tij të shfrytëzojnë të gjitha mundësitë e apelit, ka thënë për Reuters, Robert Dunham, Drejtori Ekzekutiv i Qendrës Informative të Dënimit me Vdekje (DPIC).

Ka mundësi, sipas Dunham që dikund përgjatë këtyre proceseve të apelit, një gjykatë dikund ta hedh poshtë vendimin e dënimit me vdekje.

“Për shkak se fjala është për dënimin me vdekje, do të ketë procese të apelit. Nëse ai do të dënohej me burgim të përjetshëm, atëherë ai vendim do të ishte përfundimtari”, vlerëson Dunham.

XS
SM
MD
LG