Ndërlidhjet

Turkmenistani falë rreth 1200 të burgosur


Presidenti turkmen, Gurbanguly Berdymukhammedov - Arkiv

Presidenti turkmen, Gurbanguly Berdymukhammedov - Arkiv

Mediat shtetërore të Turkmenistanit raportojnë se rreth 1200 të burgosur janë falur sipas një amnistie.

Mediat e citojnë presidentin, Gurbanguly Berdymukhammedov, duke thënë se amnistia, e publikuar mbrëmë është për të vazhduar praktikën e këtij vendi duke liruar rregullisht të burgosurit që 'sincerisht janë penduar për veprat e kryera'.

Amnistia është bërë pak para Ditës së Kushtetutës e cila në këtë vend shënohet më 18 maj.

XS
SM
MD
LG