Ndërlidhjet

logo-print

SHBA-të të shqetësuara me dënimin e Morsit


Ish presidenti egjiptian, Morsi në seancën e djeshme - Kajro, 16 maj

Ish presidenti egjiptian, Morsi në seancën e djeshme - Kajro, 16 maj

Shtetet e Bashkuara kanë shprehur “shqetësim të thellë” rreth dënimit me vdekje të lëshuar nga një gjykatë egjiptiane kundër ish presidentit islamist, Muhammad Morsi dhe mbi 100 të tjerëve.

Dënimi është dhënë dje në Kajro për rolin e Morsit dhe Vëllazërisë Myslimane në përgjithësi në trazirat e 2011-ës në një burg egjiptian.

Një zyrtar i Departamentit të Shtetit ka thënë sot se Uashingtoni rregullisht ka folur kundër proceseve dhe dënimeve gjyqësore masive, që janë kryer në atë mënyrë që nuk përkojnë me obligimet ndërkombëtare të Egjiptit dhe ato të sundimit të ligjit.

Vendimi i 16 majit i është dërguar autoritetit më të lartë fetar në Egjipt, Myftiut të vendit, për opinion para se të finalizohet vendimi.

Qëndrimi i djeshëm i gjykatës nuk obligativ dhe se gjyqtari do e jap verdiktin më 2 qershor.

XS
SM
MD
LG