Ndërlidhjet

IS-i e humb një pjesë të Ramadit


Ilustrim
Ilustrim

Trupat qeveritare janë duke forcuar pozicionet e tyre brenda qytetit irakian, Ramadi, mëngjesin e sotëm derisa ka vazhduar beteja e ashpër kundër militantëve të Shtetit Islamik që e kanë okupuar një pjesë të madhe të qytetit më 15 maj.

Një koalicion i luftetarëve fisnor sunit dhe trupat shtetërore të përkrahur nga sulmet ajrore të koalicionit të udhëhequr nga amerikanët kanë detyruar mbrëmë militantët e IS-it që të tërhiqen nga një kompleks i fortifikuar qeveritar .

Raportimet mediale thonë se militantët pasi janë larguar kanë lënë prapa vetës kurthe ndërsa kanë djegur disa ndërtesa të tjera derisa janë larguar nga zona.

Hapësira qeveritare përfshinë edhe selinë e guvernatorit të Krahinës së Anbarit, kryeqyteti i së cilës është Ramadi për të cilën po luftohet si dhe shtabet e policisë dhe agjencisë së inteligjencës.

Militantët e patën rrethuar Ramadin me muaj të tërë ndërsa më pas kanë arritur të marrin nën kontroll një pjesë të konsiderueshme të qytetit përmes një ofenzive të gjërë në disa pjesë të krahinës së Anbarit.

XS
SM
MD
LG