Ndërlidhjet

Fillojnë hetimet për rrëzimin e raketës ruse, Proton M


Raketa Proton-M - Arkiv
Raketa Proton-M - Arkiv

Zyrtarët rusë kanë njoftuar se kanë nisur hetimet për humbjen e një sateliti komercial.

Komisioni që po e heton aksidentin e djeshëm të rrëzimit të raketës, Proton M që ishte duke e bartur një satelit të telekomunikacionit nga Mesika është takuar mëngjesin e sotëm për të nisur punën.

Kryeministri rus, Dmitry Medvedev, ka kërkuar përgjigje nga Igor Komarov, udhëheqësi i Agjencisë së Hapësirës, Roscosmos të Rusisë.

Ai gjithashtu ka kërkuar identifikimin e atyre që janë përgjegjës për aksidentin, duke sygjeruar kështu se disa zyrtarë të kësaj agjencie mund të përjashtohen nga puna.

Vitin e kaluar, Rusia e kishte larguar nga puna udhëheqësin e Roscosmosit rreth dështimeve të tjera.

Agjencia ka thënë se rrëzimi raketës u bë si pasojë e gabimeve në motorin e nivelit të tretë të raketës.

XS
SM
MD
LG