Ndërlidhjet

Serbi: Vret 6 persona në një dasmë, dhe më pas vetën


Ilustrim

Ilustrim

Policia serbe ka njoftuar se një person ka vrarë sot gjashtë persona në një dasmë me pushkë gjuetie, në një fshat të vogël në pjesën veriore të Serbisë.

Autori i dyshuar i krimit më pas e ka vrarë edhe vetën.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Martonos, afër kufirit me Hungarinë.

Autoritetet thonë se vrasja është nxitur nga “problemet e pazgjidhura familjare”.

Policia ka thënë se sulmuesi ka qenë në mes të 50-ve, ndërsa personat e vrarë kanë qenë të moshës nga 24 deri në 74 vjeç.

Në vitin 2013, një veteran i luftës së Ballkanit vrau 13 persona në një sulm të kryer në një fshat në Serbinë qëndrore.

Kjo ngjarje kishte nxitur debate në Serbi rreth sasisë së madhe të armatimit që ka mbetur në këtë vend si pasojë e konflikteve në fillim të viteve të 90-ta.

XS
SM
MD
LG