Ndërlidhjet

Prishtinë: U mbajt marshi kundër homofobisë


Pamje arkivi nga Prishtina

Pamje arkivi nga Prishtina

Në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë sot është mbajtur një marsh simbolik kundër homofobisë, duke e shënuar kështu Ditën ndërkombëtare kundër homofobisë.

Marshi është thirrur nga tri organizata që merren me mbrojtjen e të drejtave të komunitetit, LGBT në Kosovë, Qendra për Emancipim Shoqëror, Qendra për Barazi dhe Liri dhe Qendra për Zhvillimin e Grupeve Shoqërore.

Marshi e ka pasur përkrahjen e Agjencisë amerikane, USAID, Ministrisë së Kultures dhe ‘Civil Right Defender’.

Një nga pjesëmarrësit e marshit ka qenë edhe ambasadorja amerikane, Tracey Jacobson.

XS
SM
MD
LG