Ndërlidhjet

Anija iraniane arrin në gjirin e Adenit


Anija iraniane e mallrave - Arkiv
Anija iraniane e mallrave - Arkiv

Një anije mallrash e Iranit që është rrugës për në Jemen megjith kundërshtimet e SHBA-së, ka arritur në gjirin e Adenit ndërsa pritet që më datën 21 maj të arrij në portin e këtij qyteti.

Ky zhvillim është raportuar disa orë para se të marrë fund armëpushimi pesë ditor të sulmeve ajrore të koalicionit që po udhëhiqet nga sauditët kundër rebelëve shiit, Huthi në Jemen.

Autoritetet iraniane kanë thënë se anija po bartë 2500 tonë të ndihmave urgjente, përfshirë miell, oriz, ushqime të konservuara, furnizime mjekësore dhe ujë.

Në anije gjenden mjekë, gazetarë dhe aktivistë kundër luftës nga SHBA-të, Franca dhe Gjermania.

Misioni ka kaluar në hijen e thirrjeve amerikane që anija në vend të zbarkimit në portin e Adenit, të shkojë drejt një kampi të emergjencave të OKB-së në Xhibuti.

Ndërkohë, rebelët Huthi i kanë bojkotuar bisedimet politike që kanë nisur sot në Riad të Arabisë Saudite.

XS
SM
MD
LG