Ndërlidhjet

Operacioni tokësor amerikan në Siri, 32 militantë të vrarë


Ilustrim
Ilustrim

Një grup monitorues ka thënë se sulmet e forcave speciale në Sirinë lindore kanë vrarë 32 pjesëtarë të grupit militant, Shteti Islamik, përfshirë edhe katër liderë të tyre.

Rami Abdel Rahman, udhëheqësi i Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut, ka thënë sot se “Operacioni amerikan ka vrarë 32 pjesëtarë të IS-it, në mesin e të cilëve edhe shefin e IS-it për naftë, Abu Sayyaf, zëvendës ministrin e mbrojtjes së IS-it dhe një zyrtar të telekomunikimit të IS-it”.

Zyrtarët amerikanë ndërkaq kanë thënë se “rreth një dyzinë” njerëz janë vrarë në operacionin që është kryer natën e 15 majit, që është realizuar nga komoandosët amerikan me seli në Irak me qëllim që ta kapin Abu Sayyafin.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Ash Carter ka thënë se operacioni në fjalë e ka goditur rëndë IS-in.

XS
SM
MD
LG