Ndërlidhjet

Siri: 300 të vrarë gjatë luftimeve për Palmyrën


Fotografi nga qyteti i lashtë sirian, Palmyra
Fotografi nga qyteti i lashtë sirian, Palmyra

Një grup monitorues ka thënë se rreth 300 persona janë vrarë gjatë luftimeve disa ditore prejse grupi militant Shteti Islamik, e ka nisur ofenzivën për okupimin e qytetit të lashtë sirian, Palmyra.

Observatoriumi Sirian për të Drejtat e Njeriut ka thënë sot se 123 ushtarë dhe pjesëtarë të milicisë besnike ndaj pushtetit të Assadit janë vrarë në betejë.

Humbjet nga radhët e IS-it janë 115 militantë të vrarë, ndërsa edhe 57 civilë e kanë humbur jetën përgjatë këtyre luftimeve.

Grupi monitorues që mbështet të dhënat e saj në një rrjet të burimeve në terren, ka thënë se dhjetëra civilë janë ekzekutuar.

Këto të dhëna janë publikuar pasi forcat qeveritare siriane i kanë detyruar militantët e IS-it që të tërhiqen nga Palmyra, një zonë e mbrojtur nga UNESCO, një ditë pasi luftetarët islamistë morën nën kontroll disa pjesë të qytetit.

Megjithatë, grupi monitorues thotë se luftetarët e IS-it mbetën vetëm 1 kilometër larg zonës arkeologjike dhe muzeve ku gjenden mijëra artifakte me vlerë të rrallë.

XS
SM
MD
LG