Ndërlidhjet

Ukrainë: Kapen dy ushtarë rusë në lindje të Ukrainës


Ilustrim
Ilustrim

Zëdhënësi i ushtrisë ukrainase, Andriy Lysenko, ka thënë se ushtria ukrainase ka arrestuar dy ushtarë rusë në territoret separatiste lindore të Ukrainës.

Ukraina dhe NATO e akuzojnë Moskën se po përkrahë separatistët pro rusë me trupa dhe furnizime ushtarake, një akuzë që Kremlini e hedhë poshtë.

Batalioni ukrainas, Aidar pretendon se ka arritur të kap dy ushtarët rusë në një zonë që kontrollohet nga forcat qeveritare.

Batalioni, ka shkruar në faqen e tij në Facebook se ushtarët rusë janë pjesë e inteligjencës ushtarake ruse apo GRU.

XS
SM
MD
LG