Ndërlidhjet

Irak: IS-i e mori kontrollin në Ramadi


Banorët në Ramadi duke u largua nga qyteti

Banorët në Ramadi duke u largua nga qyteti

Militantët e Shtetit Islamik (IS) mbrëmë e kanë marrë kontrollin ndaj Ramadit, që është kryeqytet i provincës perëndimore, Anbar, pasi i kanë përzënë forcat irakiane, megjithë mbështetjen nga sulmet ajrore të koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara.

“Ramadi ka rënë”, tha Muhannad Haimour, zëdhënës i guvernatorit lokal në provincën Anbar, dhe ka shtuar se “qyteti është marrë në tërësi, ishte përkeqësim gradual dhe ushtria po largohet”.

Ushtria e Shteteve të Bashkuara tha se koalicioni ka ndërmarrë 18 sulme ajrore kundër caqeve të militantëve të Shtetit Islamik në Irak, gjatë 24 orëve të kaluara, përfshirë 7 sosh afër Ramadit.

Zyrtarët thanë se vlerësohet se afro 500 civilë dhe forca të sigurisë janë vrarë nga ofensiva e grupit ekstremist, Shteti Islamik, në Ramadi.

XS
SM
MD
LG