Ndërlidhjet

Jemen: Kanë vazhduar sulmet ajrore të Arabisë Saudite


Pamje e pozicioneve të kryengritësve shiitë huthi në Jemen

Pamje e pozicioneve të kryengritësve shiitë huthi në Jemen

Në Jemen kanë vazhduar sulmet ajrore të udhëhequra nga Arabia Saudite kundër kryengritësve shiitë huthi, pasi ka përfunduar armëpushimi pesëditësh humanitar.

Zyrtarët e sigurisë së Jemenit sot kanë thënë se sulmet ajrore i kanë goditur pozicionet dhe tanket e kryengritësve në qytetin jugor, Aden.

Dje, liderët e Jemenit janë takuar në Arabinë Saudite për të ardhmen e vendit të tyre, por në këto bisedime nuk kanë marrë pjesë përfaqësuesit e shiitëve huthi.

Përfaqësuesit e këtij grupi etnik e kanë refuzuar synimin kryesor të bisedimeve triditëshe, rikthimin e presidentit në ekzil, Abed Rabbo Mansour Hadi, dhe nuk janë pajtuar që negociatat të mbahen në Arabinë Saudite.

I dërguari i Kombeve të Bashkuara në Jemen, Ismail Ould Cheikh Ahmmet, dje u ka bërë thirrje të gjitha palëve që armëpushimi të çoj në paqe.

Prej marsit të këtij viti, koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite ndërmerr sulme ajrore kundër kryengritësive shiitë huthi.

XS
SM
MD
LG