Ndërlidhjet

SHBA: Victoria Nuland e viziton Rusinë


Victoria Nuland

Victoria Nuland

Departamenti amerikan i shtetit thotë se ndihmës-sekretarja amerikane për çështje evropiane dhe evroaziatike, Victoria Nuland, dje dhe sot po qëndron në Moskë, me ç’rast bisedon me zyrtarë të lartë të qeverisë së Rusisë për hapat e ardhshëm në implementimin e marrëveshjes së armëpushimit të arritur në Minsk, për konfliktin në pjesën lindore të Ukrianës.

Në njoftimin e Departamentit të shtetit theksohet se Nuland qëndron në Moskë, pas “vizitës së saj prej 14 e deri më 16 maj në Kiev të Ukrainës, dhe takimit të sekretarit John Kerry, në Soçi të Rusisë më 12 maj”.

Mëtutje, theksohet se zonja Nuland, po ashtu, “do të diskutoj për çështjet bilaterale me zyrtarët rusë dhe do të takohet me përfaqësues të shoqërisë civile”.

Javën e kaluar sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, ka biseduar për krizën në Ukrainë me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, dhe ministrin e jashtëm, Sergei Lavrov.

XS
SM
MD
LG