Ndërlidhjet

Rusi: Zbulohet shtatorja e Putinit si perandor romak


Busti i Vladimir Putinit ku ai paraqitet si perandor romak

Busti i Vladimir Putinit ku ai paraqitet si perandor romak

Një grup i mbështetësve të presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, e ka zbuluar një shtatore të tij, ku ai paraqitet si imitim i perandorit romak.

“Ne dëshiruam ta përjetësojmë Vladimir Putinin si pushtues dhe burrështetas, i cili ia ktheu Krimenë Rusisë”, tha Andrei Polyakov, kryesues i grupit të kozakëve në Shën Petersburg.

Kozakët e kanë origjininën e tyre qysh nga periudha e Rusisë cariste, kur kalorësit kozakë i kanë ruajtur kufijt e saj dhe janë fuqishëm lojalë ndaj presidencës së Rusisë.

Ky bust qëndron në një tokë, që është pasuri e asociacionit të kozakëve, 20 kilometra larg Shën Petersburgut.

Aneksimi i Krimesë së Ukrainës nga ana e Rusisë, në mars të vitit 2014, është dënuar nga Kievi dhe perëndimi, si plaçkitje ilegale e tokës dhe, rrjedhimisht, Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, e të tjerët, kanë imponuar sanksione ekonomike kundër Rusisë.

XS
SM
MD
LG