Ndërlidhjet

Kerry e kritikoi liderin e Koresë Veriore


John Kerry në konferencën e sotme për shtyp në Seul të Korresë Jugore

John Kerry në konferencën e sotme për shtyp në Seul të Korresë Jugore

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, ka bërë thirrje për presion ndaj Koresë Veriore, duke thënë se ky vend nuk po tregon asnjë shenjë të përkushtimit për deatomizim, që është kërkuar nga komuniteti ndërkombëtar.

Këto komente ai i ka bërë sot gjatë një konference të përbashkët me ministrin e jashtëm të Koresë Jugore, Yun Byong-Se, në kryeqytetin Seul.

“Deri tash, veçanërisht me provokimet e saj aktuale, është e qartë se Republika Popullore Demokratike e Koresë as nuk është afër plotësimit të standardeve të kërkuara. Ajo vazhdon të zhvilloj armatim atomik dhe raketa balistike, vazhdon ë mos i respektoj premtimet dhe kërcënohet. Pheniani vazhdon të tregoj mosrespektim flagrant për të drejtën ndërkombëtare, derisa e dënon popullin e vet dhe nuk i mbronë të drejtat fundamentale dhe liritë e njeriut”, tha John Kerry, pasi Koreja Veriore aktualisht ka pretenduar se me sukses e ka kryer provën e një rakete balistike të lansuar nga nëndetësja.

Zoti Kerry, po ashtu, e ka kritikuar liderin e Koresë Veriore, Kim Yong-Un, për udhëheqje “shumë të keqe”, duke cituar “tregime të ekzekutimeve publike groteske, të frikshme dhe të tmerrshme” të zyrtarëve në Phenian.

Mëtutje, sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, i cili është takuar edhe me presidentin e Koresë Jugore, Park Geun-Hye, tha se aleanca ushtarake ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Koresë Jugore, është “më e fuqishme se kurrë më parë”.

XS
SM
MD
LG