Ndërlidhjet

Ukrainë: Ushtarët e zënë rusë po merren në pyetje


Vladislav Seleznev
Vladislav Seleznev

Ushtria e Ukrainës pretendon se i ka zënë dy ushtarë rusë, që kanë luftuar së bashku me kryengritësit prorusë në pjesën lindore të Ukrainës.

Zëdhënësi i Shtatmadhorisë së ushtrisë ukrainase, Vladislav Seleznev, tha sot se të dy personat po merren në pyetje nga Shërbimi i sigurisë së Ukrainës dhe më vonë do të arrijnë në kryeqytetin Kiev, për tu paraqitur para mediave.

Po ashtu, është paraqitur një video, në të cilën një ushtar tregon se është pjesëtar i forcave elite speciale ruse, dhe se është nga qyteti Toliati në Rusi.

Rusia i kundërshton pohimet se ka dërguar forca të veta për t’i ndihmuar kryengritësit, që luftojnë kundër forcave qeveritare të Ukrainës. Por, e pranon se një numër i shtetasve rusë po luftojnë së bashku me separatistët në rajonet Luhansk dhe Donjeck në Ukrainë.

XS
SM
MD
LG