Ndërlidhjet

Tartarët e Krimesë e shënojnë 71 vjetorin e dëbimeve


Pamje nga tubimi me rastin e shënimit të 71 vjetorit të dëbimit të tartarëve të Krimesë
Pamje nga tubimi me rastin e shënimit të 71 vjetorit të dëbimit të tartarëve të Krimesë

Tartarët në Krime të Ukrainës po e shënojnë 71 vjetorin e dëbimeve masive, të urdhëruara nga ish-lideri sovjetik, Josef Stalin, me ç’rast janë zhvendosur afro 200 mijë njerëz dhe janë vrarë mijëra vetë.

Manifestime janë mbajtur sot në disa qytete, përfshirë Kievin.

Ky përvjetor është organizuar nga aktivistët tartarë të Krimesë dhe Institutit për Shoqëri Civile dhe Zhvillim të Demokracisë.

Organizuesit thanë se qëllim i i këtij manifestimi ishte përkujtimi i tartarëve të Krimesë, që janë vrarë gjatë deportimit në Azinë Qendrore, që kishte filluar më 18 maj të vitit 1944, dhe për t’i nderuar ata që e humbën jetën gjatë dhe pas aneksimit të Krimesë nga Rusia, në muajin mars të vitit të kaluar.

XS
SM
MD
LG