Ndërlidhjet

Kremlin: Vizita e zyrtares amerikane – shenjë e përmirësimit të raporteve


Dmitry Peskov

Dmitry Peskov

Vizita e ndihmës sekretares amerikane të shtetit, Victoria Nuland, në Rusi, nga Kremlini përshkruhet si shenjë se raportet bilaterale po përmirësohen.

Departamenti amerikan i shtetit ka thënë se Victoria Nuland do të jetë në Moskë më 17 dhe 18 maj, me ç’rast me zyrtarët e lartë do të diskutoj për hapat e ardhshëm në implementimin e marrëveshjes së armëpushimit në konfliktin në pjesën lindore të Ukrainës.

Kjo vizitë po bëhet pas asaj të sekretarit amerikan të shtetit, John Kerry, i cili javën e kaluar u takua me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, dhe ministrin e jashtëm, Sergei Lavrov.

I pyetur se a do të thotë se vizita paraqet shenjë të përmirësimit të raporteve, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, u tha sot gazetarëve: “Po, kur presidenti Putin ishte takuar me ministrin Lavrov dhe sekretarin e shtetit, Kerry, është përmendur se është i nevojshëm dialogu më i afërt”.

XS
SM
MD
LG