Ndërlidhjet

Turqi: Nga shpërthimet në zyrat e partisë kurde – 6 të plagosur


Ilustrim

Ilustrim

Një parti politike prokurde thotë se nga dy eksplodime të ndara në zyrat e saj, në pjesën jugore të Turqisë, janë plagosur 6 vetë.

Shpërthimet kanë ndodhur sot në zyrat e Partisë Popullore Demokratike në qytetet Mersin dhe Adana.

Kjo parti ka njoftuar se 6 të plagosurit ishin zyrtarë partiakë dhe punëtorë lokalë të zyrave.

Këto shpërthime u bënë në periudhën kur në Turqi po bëhen përgatitjet për zgjedhjet parlamentare më 7 qershor, në të cilat Partia Popullore Demokratike shpreson t’i fitoj 10% të votave dhe të ketë ulëse në parlament.

XS
SM
MD
LG