Ndërlidhjet

BE: Kritikohet dënimi me vdekje për Morsin në Egjipt


Masat e sigurisë para gjykatës ku u zhvillua procesi kundër Morsit dhe pjesëtarëve të tjerë të Vëllazërisë Myslimane
Masat e sigurisë para gjykatës ku u zhvillua procesi kundër Morsit dhe pjesëtarëve të tjerë të Vëllazërisë Myslimane

Bashkimi Evropian dje e ka denoncuar vendimin për dënim me vdekje për presidentin e përmbysur të Egjiptit, Muhammed Morsi, dhe së paku 100 persona të tjerë.

Përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini, në një deklaratë për media tha se “vendimi i gjykatës për të kërkuar dënim me vdekje, është marrë në fund të procesit masiv, që nuk është në harmoni me obligimet e Egjiptit, sipas së drejtës ndërkombëtare”.

Mëtutje ajo theksoi se BE-ja beson se vendimi do të rishqyrtohet pas apelit dhe ka shtuar se “BE-ja e kundërshton dënimin me vdekje në të gjitha rrethanat, pasi është mizor dhe jonjerëzor”.

Shtetet e Bashkuara dje më herët gjatë ditës kanë shprehur shqetësim për dënimin me vdekje, duke thënë se “kanë folur vazhdimisht kundër praktikës së gjykimeve dhe dënimeve masive”.

Morsi ishte në mesin e më se 100 të akuzuarve, që nga gjykata u dënuan me vdekje për rolin e tyre në një ikje masive nga burgu, gjatë kryengritjes së vitit 2011.

Morsi ishte presidenti i parë i Egjiptit i zgjedhur në votime të lira.

Ai ishte përmbysur nga ushtria në korrik të vitit 2013, pas disa protestave masive, që ishin shkaktuar nga politikat e tij përçarëse.

XS
SM
MD
LG