Ndërlidhjet

Iran: Gatishmëri për ta ndihmuar Irakun në luftë kundër IS-it


Ministri iranian i mbrojtjes Hossein Dehghan ka arritur në Irak

Ministri iranian i mbrojtjes Hossein Dehghan ka arritur në Irak

Ali Akbar Velayati, këshilltari i lartë i liderit suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, tha se Teherani është i gatshëm për të ndërmarrë “çfarëdo hapi” për ta ndihmuar Irakun në konfrontim me militantët e Shtetit Islamik (IS).

Këto komente u bënë sot për agjencinë Reuters, një ditë pasi grupi ekstremist, Shteti Islamik, e mori kontrollin ndaj qytetit Ramadi, në provincën Anbar në Irak.

Raportohet se ministri i mbrojtjes i Iranit, Hossein Dehghan, ka rritur në Bagdad për bisedime me zyrtarët e lartë irakianë.

XS
SM
MD
LG