Ndërlidhjet

Ukrainë: U vranë dy ushtarë


Ushtarët e Ukrainës në një pozicion në pjesën lindore të këti jvendi
Ushtarët e Ukrainës në një pozicion në pjesën lindore të këti jvendi

Ushtria e Ukrainës thotë se dy ushtarë të saj janë vrarë dhe 4 të tjerë janë plagosur, nga sulmet e separatistëve prorusë në pjesën lindore të këtij vendi.

Zëdhënësi i ushtrisë ukrainase, Andriy Lysenko, tha sot se ushtarët ishin vrarë gjatë ditës së djeshme.

Ky njoftim u bë derisa ushtria e Ukrainës ka pretenduar se i ka zënë dy ushtarë rusë, që luftonin së bashku me kryengritësit prorusë në pjesën lindore të Ukrainës.

Prej prillit të vitit të kaluar, kur ka filluar konflikti në Ukrianë, ndërmjet forcave qeveritare dhe kryengritësve, në pjesën lindore të Ukrainës, janë vrarë më se 6 mijë vetë.

Në rajonet lindore, Donjeck dhe Luhansk, vazhdon të ketë luftime sporadike, megjithë armëpushimin e arritur në gjysmën e muajit shkurt në Minsk, me ndërmjetësimin e Gjermanisë dhe Francës.

XS
SM
MD
LG