Ndërlidhjet

Tri shtete evropiane do e ndërtojnë ‘Euro-dronin’


Ilustrim

Ilustrim

Gjermania, Franca dhe Italia janë zotuar të bashkëpunojnë që së bashku të zhvillojnë “Euro-dronin” për mbledhje të informacioneve sekrete nga qielli, raporton Associated Press.

Të tri shtetet sot janë përkushtuar për një studim dy vjeçar për ndërtimin e një sistemi ajror të pilotuar nga toka i cili do të jetë i gatshëm brenda një dekade.

Përmes një komunikate, këto tri shtete njoftojnë se “sapo të bëhet funksional, sistemi do të kryej misione afatgjata të inteligjencës, vëzhgimit dhe zbulimit”.

Këto tri shtete e shohin këtë projekt si një mënyrë të fuqizimit të bashkëpunimit në mbrojtje në tregun e ndarë evropian.

XS
SM
MD
LG