Ndërlidhjet

Ndihmësmjeku britanik vrau dy pacientë me insulinë


Ilustrim

Ilustrim

Një ndihmësmjek në Britani që e ka përshkruar vetën si njeri të ligë, është dënuar sot se e ka përdorur insulinën duke shkaktuar vdekjen e dy pacientëve në një spital britanik në vitin 2011.

Victorino Chua është shpallur fajtor nga një juri gjykate në Mançester të Britanisë së Madhe.

49 vjeçari Chua kishte injektuar insulinë në qeset me salinë dhe ampulla derisa punonte në spitalin ‘Stepping Hill’ në Stockport, 320 kilometra në veriperëndim të Londres.

Ndihmësmjekët tjerë që nuk e dinin se ampullat dhe qeset me salinë ishin injektuar me insulinë, i kanë përdorur ato për të trajtuar pacientët e spitalit, duke iu shkaktuar atyre dozë të tepruar të insulinës.

Pacientë të tjerë kanë arritur të shërohen pas dhënies së dozës së madhe të insulinës.

Prokurorët kanë thënë se ndihmësmjeku e ka nxjerrë frustrimin e tij ndaj pacientëve pasi e kanë gjetur një shënim të tij ku ai e përshkruante vetën si “një engjull që është kthyer në një person të ligë”.

Chua shkruante “brenda meje ekziston një djall” dhe se janë disa gjëra që ai do i “merrte me vete në varrë”.

XS
SM
MD
LG