Ndërlidhjet

Shkup: Përfundon pa marrëveshje takimi i liderëve


Fotografi e kombinuar e liderit opozitar maqedon, Zoran Zaev dhe kryeministrit aktual, Nikolla Gruevski
Fotografi e kombinuar e liderit opozitar maqedon, Zoran Zaev dhe kryeministrit aktual, Nikolla Gruevski

Ka përfunduar pa marrëveshje takimi tre orësh kokë më kokë mes liderëve të katër partive kryesore në Maqedoni ,Nikolla Gruevski nga VMRO-DPMNE, Zoran Zaev nga LSDM, Ali Ahmeti nga BDI dhe Menduh Thaçi nga PDSH, për gjetjen e zgjidhjes për dalje nga kriza politike në Maqedoni.

“Është e dukshme se përparim nuk ka, por së paku caktuam edhe një takim me 26 maj’ ka deklaruar lideri i opozitës maqedonase, Zoran Zaev duke bërë tëditur se me kryeministrin NikollaGruevski do të takohet gjatë ditës së nesërme në Strazburg , ku siç ka theksuar ka hapësirëpër propozime të rejamadje edhe nga përfaqësuesit e Parlamentit Evropian.

LSDM edhe sot ka qënë e vendosur në kërkesat e sajpër dorëheqje të tërë qeverisë, dhe pastaj formimin e një qeveriekalimtare pa Nikolla Gruevskin me të cilën do të definohej korniza për dialogun.

Ndrysheedhe kësaj radhe janë të pranishëm ambasadorët e SHBA-së dhe të BE-së, Xhems Bejli dhe Aivo Orav ashtu siç ishin të pranishëm gjatë takimit të parë të liderëve partiak të mbajtur javën e kaluar.

XS
SM
MD
LG