Ndërlidhjet

Nuland: Armëpushimi në Ukrainë po shkelet çdo ditë


Victoria Nuland në Moskë
Victoria Nuland në Moskë

Ndihmës sekretarja amerikane e shtetit, Viktoria Nuland ka thënë se armëpushimi në Ukrainën lindore “është duke u shkelur në baza ditore”.

Këtë deklaratë, Zonja Nuland e ka bërë pas takimeve të sotme që ka pasur me zyrtarët rusë në Moskë.

Ajo ka thënë se armëpushimi në mes të forcave qeveritare dhe rebelëve pro rusë në pjesën lindore të Ukrainës është duke u bërë “pa ndërpre”.

Nuland ka thënë se janë rebelët pro rusë ata që janë përgjegjës për një mori shkeljesh.

Ajo ka bërë thirrje që monitoruesit e OSBE-së të lejohentë shkojnë në zonën e konfliktit për të verifikuar si po implementohet armëpushimi i nënshkruar në Minsk të Bellorusisë në muajin shkurt.

Nuland e cila ka shkuar në Moskë dje, është takuar me zëvendësministrat e jashtëm rusë, Sergei Ryabkov, dhe Grigory Karasin.

Ajo ka thënë se diskutimet me të dy zyrtarët rusë kanë qenë “shumë të detajizuara...dhe shumë pragmatike”.

Nuland gjithashtu është takuar me aktivisten e njohur të të drejtave të njeriut, Lyudmila Alekseyeva.

XS
SM
MD
LG