Ndërlidhjet

Kerry: IS do pësoi disfatë në Ramadi


Sekretari amerikan i shteti, John Kerry
Sekretari amerikan i shteti, John Kerry

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry iu ka thënë gazetarëve në Seul, se ai beson që militantët e Shtetit Islamik brenda ditësh do detyrohen të largohet nga Ramadi.

“Komunikimi i militantëve është reduktuar, fondet dhe mekanizmat financiare të tyre gjitashtu. Lëvizjet e tyre, sidomos aty ku ka patrullime ajrore, por edhe kapacitetet e tjera janë reduktuar. Por kjo nuk ndodh në të gjitha zonat. Prandaj është edhe e mundshme që të shohim suksese të sulmeve që kemi parë në Ramadi. Por, jam tërësisht i sigurt që gjatë ditëve të ardhshme, ata do të pësojnë disfatë”, ka thënë Kerry.

Deklarata e Kerrit është bërë pasi militantët e Shtetit Islamik e morrën në tërësi në kontroll qytetin Ramadi, që është edhe kryeqyteti i krahinës Anbar të Irakut.

XS
SM
MD
LG