Ndërlidhjet

Mogherini, takime me Netanjahun dhe Abazin


Shefja e BE per politike te jashtme, Federica Mogherini
Shefja e BE per politike te jashtme, Federica Mogherini

Bashkimi Evropian dëshiron të luaj rol më aktiv në kërkim të paqes në mes të Izraelit dhe palestinezëve, ka thënë shefja e BE-së për politikë të jashtme, Federica Mogherini, pak para vizitës së saj të parë në atë rajon.

“Vizita ime e hershme ka kuptim politik”, ka thënë Mogherini gjatë një konference të mbrëmshme me gazetarë në Bruksel.

"Bashkimi Evropian është i gatshëm dhe ka vullnet të luaj rol të madh në rikthimin e procesit i cili për bazë e ka zgjidhjen përmes krijimit të dy shteteve”, ka thënë Mogherini.

Disa diplomatë besojnë se Mogherini, e cila do të takohet me kryeministrinizraelit, Benjamin Netanjahu dhe presidentin e autoritetit palestinez, Mahmud Abaz të mërkurën dhe të enjten, e sheh mundësinë për diplomacinë evropiane në mungesë të një iniciative të njëjtë nga Uashingtoni.

XS
SM
MD
LG