Ndërlidhjet

logo-print

Ismayilova nderohet në Uashington në muajin korrik


Ilustrim

Ilustrim

Klubi i Shtypit Kombëtar në Uashington ka njoftuar mbrëmë se do të nderojë reporteren nga Azerbajxhani, Khadija Ismayilova me çmimin për liri të shtypit në muajin korrik.

Ismayilova, e cila ka raportuar për Radion Evropa e Lirë, mbahet në burg prej muajit dhjetor të vitit të kaluar me akuza që vëzhguesit e pavarur si Komiteti për Mbrojtjen e gazetarëve thonë janë false.

Një çmim i dytë i është ndarë Jason Rezaian, reporter i ËashingtonPostit në Teheran i cili mbahet i burgosur që nëntë muaj pa proces gjyqësor.

Ismayilova është e njohur për raportimet e saj të ashpra rreth çështjeve financiare të presidentit azer, Ilham Aliyev dhe dyshimeve për korrupsion në qeverinë e tij.

XS
SM
MD
LG