Ndërlidhjet

logo-print

Pakistan: Sulmi amerikan vret së paku 5 militantë


Ilustrim

Ilustrim

Një sulm me aeroplan amerikan pa ekuipazh në Luginën Shauall në veriperëndim të Pakistanit ka vrarë së paku pesë militantë, raporton sot Reuters duke u mbështetur në të dhënat e zyrtarëve të inteligjencës pakistaneze.

Sulmi i mbrëmshëm në zonën malore që është në kufi me Afganistanin, pason vendosjen e trupave pakistaneze në këtë zonë dhe sulmeve të ngjajshme me dron të shtunën.

Zona njihet për prani të madhe të talebanëve dhe si një nga rrugët kryesore të kontrabandimit për në Afganistan.

Derisa duket se edhe ushtria pakistaneze përgatitet për ofenzivë, nga zona mbahet larg gazetarët ndërsa shumica e linjave të telefonit për rajonin në fjalë janë këputur.

XS
SM
MD
LG