Ndërlidhjet

Një vit burg për 11 policë në rastin Farkhunda


Të dyshuarit në rastin Farkhunda, - Arkiv

Të dyshuarit në rastin Farkhunda, - Arkiv

Një gjykatë afgane ka dënuar 11 oficerë policor me një vit në burg për dështimin në ndalimin e një turme të zemëruar që ta vras një grua në Kabul.

Pas shpalljes së vendimit sot, gjyqtari Safiullah Mojadedi, ka thënë se të pandehurit kanë të drejtë ta apelojnë vendimin.

Tetë policë të tjerë janë liruar për mungesë provash.

19 oficerët janë pjesë e grupit prej 49 të akuzuarve për sulmin ndaj 27 vjeçares me emrin, Farkhunda.

Turma e zemëruar e kishte rrahur deri në vdekje në rrugë Farkuhndën, ndërsa më pas ia kanë djegur kufomën.

Sulmi ishte kryer me akuzën fallse se ajo e kishte djegur Kuranin.

Vrasja e saj nxiti protesta në tërë Afganistanin, ndërsa tërhoqi vëmendjen e tërë botës pëër mënyrën e trajtimit të grave afgane.

Në fillim të këtij muaji, katër të pandehur janë dënuar me vdekje dhe tetë të tjerë me 16 vjet burg.

18 të tjerë janë liruar për mundesë provash.

XS
SM
MD
LG