Ndërlidhjet

Jahjaga dekreton gjyqtarët e ri


Pamje nga dekretimi i bërë sot, Prishtinë

Pamje nga dekretimi i bërë sot, Prishtinë

Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga ka dekretuar sot 41 gjyqtarë të ri, të cilët do të punojnë në Gjykatat e Kosovës.

Me këtë raste presidentja Jahjaga, ka kërkuar nga gjyqtarët e ri që të jenë të pavarur, profesional dhe të ndershëm gjatë kryerjes së detyrës së tyre.

Jahjaga tha se gjyqtarët dhe të gjithë punonjësit në sistemin e drejtësisë, duhet të punojnë që qytetarët të kthejnë besimin në gjyqësor.

“Ju e dini shumë mirë se ka ardhur koha që të shohim një sistem të drejtësisë i cili funksionon mbi parimin se askush nuk është mbi ligjin. Vetëm kështu mund ta ngrejmë besimin e qytetarëve tanë në sistemin tonë të drejtësisë, me gjyqtarët tanë në gjykatat tona dhe vetëm kështu do të jetë një dëshmi se kriminelët do të ballafaqohen me dorën e drejtësisë”, tha Jahjaga.

Kurse, Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Enver Peci tha se me emërimin e 41 gjyqtarëve të ri do të lehtësohet shqyrtimi dhe përfundimi i shumë rasteve që janë në gjykatat e Kosovës.

XS
SM
MD
LG