Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, pritet të takohet sot në Bruksel me kryediplomatin rus, Sergei Lavrov.
Një zyrtar i paidentifikuar i NATO-s është cituar duke thënë se të dy zyrtarët pritet të diskutojnë rreth marrëdhënieve NATO-Rusi, dhe të trajtojnë rëndësinë e implementimit të armëpushimit në Ukrainën lindore që është nënshkruar në Minsk në muajin shkurt.
Burimet ruse e kanë konfirmuar planin e Lavrovit për ta takuar Stoltenbergun.
Ministri i jashtëm rus ka udhëtuar drejt kryeqytetit belg për të marrë pjesë në sesionin vjetor të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës.
Marrëdhëniet në mes të NATO-s dhe Moskë janë përkeqësuar shumë pothuajse njëjtë si në kohën e Luftës së Ftohtë pasi Rusia e aneksoio gadishullin ukrainas të Krimesë në mars të vitit të kaluar.