Ndërlidhjet

Iran: Paralajmërohet procesi gjyqësor kundër gazetarit të WP


Jason Rezaian - Arkiv
Jason Rezaian - Arkiv

Reporteri i Washington Postit në Iran, Jason Rezaian, që po mbahet i parabugosur që nëntë muaj në Teheran, do të paraqitet para gjykatës javën e ardhshme.

Avokatja e Rezaian, Leila Ahsan, ka thënë bashkëshortja e tij, Yeganeh Salehi, gjithashtu gazetare dhe një tjetër i dyshuar gjithashtu janë thirrur në gjykatë, të njëjtën ditë.

"Nëse do të ketë mjaft kohë, procesi do të nis, por nëse jo atëherë procesi do të trajtohet në një sesion tjetër nga gykata”, ka thënë Ahsan.

Rezaian, i cili ka nënshtetësi të Iranit dhe SHBA-ve është arrestuar në korrik të vitit të kaluar, ndërsa muajin e kaluar është akuzuar formalisht për spiunim, “bashkëpunim me qeveri armike”, mbledhje e informacioneve sekrete dhe përhapjen e propagandës kundër Iranit.

39 vjeçari është duke u mbajtur në burgun, Evin të Teheranit.

XS
SM
MD
LG