Ndërlidhjet

Zjarr i madh në Baku, vdesin së paku 15 njerëz


Ilustrim
Ilustrim

Së paku 15 persona e kanë humbur jetën në një zjarr që e ka përfshirë një ndërtesë banimi prej 16 katësh në kryeqytetin e Azerbajxhanit.

Ministria e Shëndetësisë i ka thënë Radios Evropa e Lirë se 63 persona të tjerë janë lënduar prej zjarrit që u përhap sot në qarkun Binaqadi të Bakus.

Ministri i brendshëm, Ramil Usubov dhe Prokurori i Përgjithshëm, Zakir Qaralov, kanë dal në vendin e ngjarjes.

Qaralov iu ka thënë gazetarëve se një ekip që përbëhet prej përfaqësuesve të Ministrisë së Emergjencave, asaj të Brendshme dhe zyrës së Prokurorit do e hetojnë shkaktarin e zjarrit.

Ai ka shtuar se hetimi paraprak tregon se zjarri është shkaktuar nga “kualiteti i dobët” i mbulesës së jashte të ndërtesës. Nuk janë dhënë detaje të tjera.

XS
SM
MD
LG