Ndërlidhjet

Kabuli e Islamabadi me marrëveshje të re të sigurisë


Ilustrim

Ilustrim

Agjencitë e inteligjencës në Pakistan dhe Afanistan, janë pajtuar të bashkëpunojnë me njëra tjetrën në luftën e këtyre dy shteteve kundër militantëve islamik, diçka që duket se i jep fund marrëdhënieve armiqësore në mes të dy organizatave.

Memorandumi i mirëkuptimit është nënshkruar në mes të Inteligjencës së Ndër-shërbimit të Pakistanit dhe Drejtoratit Kombëtar të Sigurisë së Afganistanit, njofton zëdhënësi i ushtrisë së Pakistanit.

Të dy agjencitë do të ndajnë informacione dhe do të koordinojnë operacione kundër talebanëve sipas një plani, ideja për të cilin u dha gjatë vizitës së kryeministrit pakistanez, Navaz Sharif javën e kaluar në Kabul.

Pakistani dhe Afganistani me vite të tëra kanë shkëmbyer akuza ndaj njëri tjetrit se po përdorin talebanët për të destabilizuar palën tjetër, mirëpo marrëdhëniet janë përmirësuar dukshëm prejse Ashraf Ghani është zgjedhur presidentin i Afganistanit.

XS
SM
MD
LG